Brief info

Mobile: +355 69 951 3866
Address: Rruga Pavarsia, Durrës
Instagram: ina_handmade

Lumturije Kasa, një artizane e kualifikuar nga qyteti i Durrësit, prej shumë vitesh punon në zanatin e saj. Ka nisur që në moshë të re, duke e trashëguar profesionin nga e ëma, tashmë ia ka kaluar edhe vajzës së saj. Ajo ka qenë gjithmonë e apasionuar pas punës së saj dhe ndihet krenare për zanatin e saj.

Së fundmi, Lumturija është përfshirë në projektin e dyerve të vjetra dhe ka marrë përsipër sfidën e realizimit të dy prej tyre. Ajo shpreson se profesioni i saj duhet të vazhdojë nga brezi i ri. Lumturija është e vendosur të mbajë gjallë pasionin e saj dhe të frymëzojë të tjerët që të ndjekin hapat e saj.

Kjo faqe interneti u krijua nga Qendra Durrësi Aktiv në kuadër të programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e Qendrës Durrësi Aktiv dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS.

TheOldDoorsTrail  © . Të gjitha të drejtat e rezervuara

Skip to content