ZËRA NGA HISTORIA

Epidamn dhe Dyrrahchion lindi në vitin 627. p.e.s
Legjenda na tregon se Dyrrahu nipi i Epidamnit u lind nga Melisa, vajza e Epidamnit. Ajo mbeti shtatzënë me hyjnitë e detit.
Qyteti dhe porti kanë qenë simbiozë e njëri tjetrit. Aty anijet ankoroheshin që në antikitet, kohë koloni helene.
Eh sa emra mban mbi vehte qyteti antik!
Nga lashtësia emrin “Epidamnos”, më tej në periudhën romake njihej si “Dyrrachium”.
Ndërsa gjatë Mesjetës, sllavët dhe osmanët e kanë emëtuar “Draç”, kurse nga italianët bashkohorë thirrej “Durazzo”.

Rëniet dhe Ngritjet e Mesjetës

Shumë luftra e pushtime mban mbi vehte qyteti antik nga Mesjeta e hershme.
Dyndje barbarësh, pushtime serbe, bullgare, normane. Djegie e plaçkitje, bashkë me epidemi të frikshme.
Nga Venedikasit ai pa ngritjen e “Dukatit të Durrësit”, kurse nga Anzhuinët ngritjen e “Mbretërisë së Arbanisë”, ndërsa nga familja vendase e Topiajve, krijimin e “Principatës së Epirit”.
Viti 1501 e gjen Durrësin të pushtuar nga Osmanët, dhe me shkëputje nga Perëndimi për katër shekuj.

Durrësi i fillim shek.XX përbëhej nga dy lagje: njëra e njohur si lagja Kala më e hershmja dhe lagja Varosh.
Në këtë kohë qyteti kishte një pamje pjesërisht orientale (me minaret e bardha, rrugët e ngushta dhe dritaret me kafazë druri).

Data e 17 Dhjetorit 1926, do të ndryshojë përgjithnjë fatin e qytetit.
Kataklizma e tërmetit, dëmtoi banesat dhe strukturat e pazarit ekzistues të kohës dhe një plan i ri urbanistik merr udhë, për ta organizuar planimetrinë e qytetit.
Arkitektë vendas dhe të huaj marrin në dorë fatin e qytetit të ri. Disa prej tyre Hans Kohler, Armando Brasini, Kristo Sotiri bëhen pjesë e historisë së arkitekturës durrsake.

VIZITONI DYERT E VJETRA TË DURRËSIT

[cewb_profile_card_layout cewb_profile_card_style=”profile-card-style-2″ cewb_profile_image=”false” cewb_profile_background_image=”false” cewb_profile_card_social_icon_animation=”none” cewb_profile_card_social_icon_hover_box_radius=” “][cewb_profile_card_layout cewb_profile_card_style=”profile-card-style-4″ cewb_profile_image=”false” cewb_profile_background_image=”false” cewb_profile_card_social_icon_animation=”none” cewb_profile_card_social_icon_hover_box_radius=” “]
Familja Tedeschini është një familje fisnike me prejardhje nga qyteti Vasto provincë e Kietit në Itali. Vila Tedeschini u ndërtua
Nëse pyesim sot veten, ku ndodhet lagjja e njohur “Kala”, atë e gjejmë përmes objekteve ikonike identifikuese. Nëse bëni një
Në vitin 1937 për një pjesë të qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë (Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Saranda, Elbasani,
E ndërtuar nga dy kushërinj Ramazan dhe Hysen Veli në vitet 1937-38, godina u mendua dhe u projektua që në
Me origjinë nga Berati, por me rrënjë armene, familja e Aleks Toska Bodiken e ngriti banesën e tij në vitin
Ajo u ndërtua nga Ibrahim Subashi, jo për banim por si rezidencë. Pasi tërmeti i 1926 shkatërroi qytetin, për ndërtimin
Dikur tregtar në vende të ndryshme si Itali, Greqi e gjetkë djali me origjinë nga Berati, Jani Nushi vendoste rrënjët
Bashkëjetesën me qytetin e Durrësit familja Mima, e ka që para vitit 1900. Ndërtuar nga Jovan Mima, brenda saj kanë
Midis viteve 1915-1939 arkitektët dhe inxhinierët italian punojnë të shpërndarë në zyrat teknike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Ata
Dikur pranë banesës së Mantho Jorgjit gjendej Porta e Jallisë, porta hyrëse e qytetit nga ana e detit. Si një
Banesa e tyre u ndërtua në vitin 1932 nga nga dy vëllezërit Hysen dhe Mustafa Fani, tregtarë dhe detarë të
Familja Bilali ishte me origjinë nga Ulqini i Malit të Zi dhe kryesisht kanë qenë të përfshirë në sektorin e

NJIHUNI ME KRIJUESIT

Shtegu kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit është krijuar në kuadër të projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”, zbatuar nga Qendra Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Objektivi ynë i përgjithshëm është të rivitalizojmë monumentet e Durrësit duke lidhur kujtesën kolektive qytetare me trashëgiminë arkeologjike dhe duke krijuar atraksione kulturore të reja, si dyert e shekujve 19 dhe 20. Në bashkëpunim me komunitetit artizan, kemi sjellë dyert në një punim artizanal, të vecantë dhe artistik për të ringjallur zejet. Përmes punimeve artizanale, ngjarjeve kulturore, shtegut kulturor dhe fuqizimit të artizanëve, kjo hartë digjitale do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe në krijimin e mundësive për qytetin e Durrësit.

PROFILI I ARTIZANEVE QË KANË QEPUR ME SHTIZA DYERT E VJETRA

Kliko për të parë fotot e dyerve të punuara me grep nga artizanet

“Kjo faqe interneti është krijuar në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës Durrësi Aktiv dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS-it.”

TheOldDoorsTrail  © . Të gjitha të drejtat e rezervuara

Skip to content