Familja Tedeschini është një familje fisnike me prejardhje nga qyteti Vasto provincë e Kietit në Itali.
Vila Tedeschini u ndërtua në vitin 1843 nga vëllezërit Josef dhe Francesko Tedeschini konsuj të Austrisë në Durrës, dhe ka shërbyer edhe si konsullatë austriake duke u njohur për mikëpritjen e shumë diplomatëve të huaj. Një prej emrave të njohur ka qenë edhe albanologu Johan Georg von Hahn.Për shumë vite një pjesë e kësaj vile ka funksionuar si “Farmacia Tedeschini” ku ilaçet janë dhënë falas për njerëzit në nevojë.
Vila ka pasur në ambientet e brendshme një kapelë, në të cilën para ndërtimit të kishës së “Shën Luçisë ” në vitin 1868 janë zhvilluar ceremonitë fetare të ritit katolik.
Dera e punuar në grep nga artizane Manushaqe Arifaj