VIZITONI DYERT E VJETRA TË DURRËSIT
NJIHUNI ME KRIJUESIT
Shtegu kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit është krijuar në kuadër të projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”, zbatuar nga Qendra Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Objektivi ynë i përgjithshëm është të rivitalizojmë monumentet e Durrësit duke lidhur kujtesën kolektive qytetare me trashëgiminë arkeologjike dhe duke krijuar atraksione kulturore të reja, si dyert e shekujve 19 dhe 20. Në bashkëpunim me komunitetit artizan, kemi sjellë dyert në një punim artizanal, të vecantë dhe artistik për të ringjallur zejet. Përmes punimeve artizanale, ngjarjeve kulturore, shtegut kulturor dhe fuqizimit të artizanëve, kjo hartë digjitale do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe në krijimin e mundësive për qytetin e Durrësit.
PROFILI I ARTIZANEVE QË KANË QEPUR ME SHTIZA DYERT E VJETRA
Kliko për të parë fotot e dyerve të punuara me grep nga artizanet