Midis viteve 1915-1939 arkitektët dhe inxhinierët italian punojnë të shpërndarë në zyrat teknike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.
Ata projektojnë dhe ndërtojnë sistemin infrastrukturor, hartojnë Plane Rregulluese për zhvillimin urban të Durrësit, teksa sistemojnë edhe qendrat e qyteteve nëpërmjet ndërtimit të godinave me interes publik.
Marrëdhënia me të shkuarën ishte shpesh objekt i debatit italian. Për këtë arsye u kushtua shumë kujdes në riprojektimin e qyteteve shqiptare me një histori të hershme dhe etnike.
Banesa e jetuar nga Familja hebreje Jakoel dhe familja shqiptare Koja, tregon edhe për bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin midis tyre. Sipas protokolleve dhe normave të Kodit Civil të kohës duhej që hapësirat të ishin 140 m2, ndaj të dyja familjet dakordësuan të bashkonin hapësirat midis tyre. Ndërtesa është ndërtuar nga arkitektë Italianë dhe në atë kohë u banua nga individë që tregtonin stofra dhe basme.
Me ardhjen e sistemit komunist ndërtesa u shtetëzua, dhe brenda saj u vendosën banorë të tjerë.
Dera e punuar në grep nga artizane Ezmerina Kasa